Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen në ditën e diel, me datë 25 prill dhe Geek Room i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar.
Shpesh herë gjatë zgjedhjeve tek qytetarët krijohet konfuzion rreth qendrës së votimit ku ato duhet të drejtohen. Në disa raste ka disa qendra votimi brenda një godine.
Si të verifikoni qendrën tuaj të votimit?
Për të zbuluar se në cilën qendër votimi duhet të votoni klikoni këtu. Portali e-albania do t’ju kërkojë të plotësoni informacionet si emri, mbiemri dhe atësia. Pasi të keni plotësuar fushat përkatëse, do t’ju shfaqet qendra juaj e votimit bashkë me informacione të tjera rreth jush. Në këtë mënyrë ju mund ta shënoni atë në një copëz letër dhe të drejtoheni direkt në qendrën e votimit, pa asnjë ngatërresë.