Facebook akoma nuk ka zbuluar një mënyrë se si të rregullojë News Feed, dhe tani planifikon të pyesë përdoruesit rreth llojit të informacionit që ata duan të shikojnë. Në muajt në vijim, kompania do të fillojë të pyesë përdoruesit nëse informacioni politik i shumtë po shkakton “ekperienca negative”.
“Kohët e fundi po marrim reagime nga përdoruesit se atyre po i shfaqen shumë lajme të lidhura me politikën dhe se kaq shumë postime dhe komente po i heqin vlerat News Feed. Ne po punojmë për të kuptuar më mirë llojet e informacioneve që lidhen me këto eksperienca negative.” është shprehur Facebook në një postim në blog.
Facebook do të pyesë përdoruesit gjithashtu edhe nëse informacionet rreth gatimit, sportit apo politikës po i frymëzojnë ato. Qëllimi, sipas kompanisë, është përzgjedhja e informacionit të duhur që i përshtatet interesave të përdoruesve.
Në të njejtën kohë, Mark Zuckerberg tha se ai kërkon të limitojë sasinë e përmbajtjeve politike në News Feed. Përdoruesit do ta kenë më të lehtë zgjedhjen e informacionit që duan të shohin nëpërmjet heqjes së lajmeve të panevojshme duke klikuar në një “x” mbi lajm.