Huawei është bërë zyrtarisht një prodhues makinash pasi kompania prezantoi makinën e tyre elektrike në Shanghai Auto show, në bashkëpunim me divizionin EV të BAIC.
Kjo makinë e quajtur Arcfox Alpha S përmban komponentë software dhe hardware të prodhuara tërësisht nga Huawei. Proçesori i përdorur në këtë makinë do të jetë vetë Kirin 990A, i cili ofron suport për rrjetin 5G dhe sistemi operativ do të jetë Harmony OS, i krijuar nga Huawei fillimisht si një alternativë e Android e cila më pas u shndërrua në një platform të plotë për çdo produkt të kompanisë.
Harmony OS mundëson një komunikim tepër të këndshëm midis ekranit 4K të instaluar në dashboard dhe smartphone-it, dhe ofron shërbimin voice recognition gjithashtu.
Makina do të përdorë një bateri 93.6 kWh e cila thuhet se do të ofrojë një autonomi që kap vlerat 700 km për një karikim. Karikimi i shpejtë është mjaft mbresëlënës, ku në 10 minuta karikim makina mund të sigurojë 197 km. Bateria vjen me një shërbim smart temperature control dhe në teori kjo gjë e bën makinën shumë të sigurtë.
Makina do të dalë në shitje më vonë gjatë këtij viti, me çmime që fillojnë nga $38,000 deri në $66,000 për versionin high-end.