Modeli i ri i këpucëve nga Stan Smith përdorin një material jo mjaft të zakonshëm siç është lëkura e kërpudhës. Ky material u prezantua si Mylo, pasi krijohet nga mycelium, një substancë që gjendet në rrënjët e kërpudhave.
Në këtë krijim Stan Smith po bashkëpunon me Bolt Threads, një firmë bioteknologjie që merret me zhvillimin e materialeve me bazë nga bimët. Bolt Threads ka si synim zëvëndësimin e përdorimit të lëkurës së kafshëve në veshje me alternativa vegane.
Atletet Mylo bëjnë pjesë në strategjinë e Adidas për të reduktuar mbetjet plastike. Alternativat tradicionale të lëkurës si poliuretani dhe PVC krijohen nga polimerët plastik që nuk degradohen, prandaj Adidas ka vendosur të bashkëpunojë me Bolt Threads për një alternativë më paqësore për ambientin. Më herët gjatë këtij viti Adidas prezantoi një version të quajtur Stan Smith PRIMEGREEN të krijuar nga materiale 50% të ricikluara.
Nëpërmjet kësaj strategjie Adidas po drejton lëvizjen drejt riciklimit të materialeve dhe largimin nga ato materiale që janë të dëmshme për ambientin.