Një iniciativë e re e quajtur Earth 300 synon ndërtimin e një mega jahti me pajisje high tech të gjatë 295 metra, i cili fuqizohet nga energjia nukleare. Në thelb është një anije udhëtimi shkencore ku disa persona super inteligjente mund të punojnë një ditë dhe të jetojnë në të falas.
Themeluesi i Earth 300, Aaron Olivera thotë se ky projekt është inspiruar nga vdekja e koraleve nga acidifikimi në oqeane, gjë që e vuri re kur po punonte për një projekt në Maldive. “Fillova të mendoja se sa madhështore do të ishte nëse do të mund të inspironim dhe të mblidhnim shkencëtarët, arkitektët dhe shpikësit më të mirë në botë në një vend të vetëm, të cilët do të punojnë për të krijuar një qendrueshmëri globale.” u shpreh ai.
Earth 300 është dizenjuar të mbajë mbi 400 persona në bord, duke e bërë atë të duket më tepër si një anije dhe jo një jaht. Të gjithë këto persona do të jetojnë në këtë vend dhe do të eksperimentojnë falas në këtë jaht, i cili do të përmbajë 22 laboratorë të pajisur me gjithçka.
Për momentin kjo mbetet thjeshtë një ide, dhe nuk ka asnjë plan të mirëorganizuar.