Instagram i ofron përdoruesve një skemë ngjyrash alternative nga ajo origjinale e bardhë me hije të ngjyrës gri ose të zezë.
Në qoftë se ju jeni një përdorues i rregullt i këtij rrjeti social, ndryshimi në dark mode mund të përmirësojë jetëgjatësinë e baterisë, pasi pixelat përdorin më pak energji kur shfaqin dritën e zezë, madje në smartphone-t që kanë ekrane AMOLED, pixelat e zinj fiken tërësisht. Shumë njerëz mendojnë se dark mode redukton lodhjen e syve, sidomos gjatë natës.
Mënyra e aktivizimit është mjaft e thjeshtë:
- Nëse përdorni një iPhone me iOS 13, si fillim duhet të hapni aplikacionin Settings
- Zgjidhni Display and brightness
- Shtypni Dark për të ndryshuar pamjen
- Hapni Instagramin
Në Android duhet të veproni në këtë mënyrë:
- Hapni Settings në smartphone-in tuaj
- Gjeni Display
- Aktivizoni Dark Theme
- Hapni Instagramin
Nëse Instagram po shkarkon shumë shpejt baterinë tuaj, ju mund të aktivizoni Data Saver, duke shkuar në Account > Mobile Data Use > Data Saver on. Videot nuk do të luhen më automatikisht në momentin që ju e aktivizoni këtë shërbim.