Disa nga përdoruesit e OnePlus 9 Pro tregojnë se po marrin paralajmërime të vazhdueshme rreth mbinxehjes, zakonisht gjatë përdorimit të aplikacionit të kameras. Shumë nga këto raportime janë mbledhur në një nga forumet mbështetëse të OnePlus dhe përmendin kameran si burim të këtij problemi.
Përdorues të tjerë të 9 Pro raportojnë se ky paralajmërim shfaqet dhe pas një përdorimi pak kërkues si shkrepja e një fotoje ose regjistrimi i një videoje, dhe në disa raste telefoni do të ndalojë shkrepjen e fotove të tjera deri sa smartphone-i të ftohet.
OnePlus është menduar shumë për shpërndarjen e nxehtësisë në dizajnin e 9 Pro, gjë mjaft e rëndësishme duke marrë në konsideratë shërbimin fast wireless charging që ofron ai. Për t’u siguruar se smartphone-i punon në një temperaturë normale gjatë karikimit wireless, 9 Pro përfshin një shtresë më të trashë bakri se paraardhësi.
Nga ana e hardware-it ky smartphone duket mjaft i përgatitur për t’u përballur me nxehtësinë, por ky feedback i përduresve tregon se me shumë mundësi ndodhet një problem në pjesën e software. Deri sa zgjidhja për këtë problem të vijë, kompania inkurajon përdoruesit e OnePlus 9 Pro të raportojnë problemet përmes këtij forumi.