Një autoritet i shëndetit në Suedi përdori “Hide the Pain Harold”- një nga figurat më të famshme të internetit, në website-in e vaksinimit kundër COVID-19, por tani kjo foto është hequr.
Harold është aktualisht një burrë nga Hungaria i quajtur Andras Arato, i cili në 2008 dhe 2009 pozoi si një model për disa fotografi. Këto fotografi të një personi të “qeshur” me mjekërr të bardhë , por me dhimbje në sy u shndërruan shumë shpejt në një meme nga ku vjen dhe emri Hide the Pain Harold. Kjo fotografi u shpërnda shumë herë me përshkrime të ndryshme të cilat janë komike dhe në ditët e sotme.
Hanna Fellenius, një zëdhënëse e Stockholm Region tha për Reuters se ato nuk e dinin që ky burrë ishte mjaft i famshëm si një meme, dhe sapo e morën vesh u siguruan që ta ndryshonin fotografinë. Ajo shtoi se beson se kjo gafë nuk ka dëmtuar besimin e publikut mbi vaksinat anti COVID.
Aratos iu deshën 9 vite për të zbuluar se ai ishte një ndër personat më të famshëm në internet dhe që atëherë ai shfrytëzoi këtë famë duke reklamuar për Otto dhe duke mbajtur TED talks.