Kohët e fundit Sony na ka bërë të dyshojmë se ato po përgatiten për lançimin e një smartphone-i të ri, pasi kanë dërguar ftesa drejt pjesëtarëve në media dhe kanë update-uar banerin në faqen YouTube të Xperia.
Me shumë mundësi produkti i rradhës nga kjo kompani do të jetë smartphone-i flagship Xperia 1 Mark III i cili mund të ndiqet nga një version i rifreskuar i Xperia Compact.
Sipas leaks dhe renders të postuara nga Steve Hemmerstofer, Xperia 1 III do të ruaj dizajnin minimalist të përdorur dhe nga smartphone-t e mëparshëm Xperia dhe mund të ketë specifika që do të konkurojnë me S21+ të Samsung. Ai do të përfshijë një ekran 4K 6.5 inç OLED 120Hz me bezels shumë të vogla, proçesor Snapdragon 888, një sistem me 3 kamera në pjesën e pasme me lente Zeiss’T, suport për rrjetin 5G dhe microSD dhe mund të jetë i vetmi flagship me audio jack 3.5mm.
Nga ana tjetër, për Xperia Compact nuk ka shumë të dhëna, përveç ekranit 5.5 inç. Këto dy smartphone mund të jenë pikërisht pajisjet e duhura për të rikthyer fuqishëm Sony-n në treg.