Donald Trump dënohet nga Facebook për herë të dytë pasi Media Matters America ngriti pyetje rreth shfaqjes së tij në faqen e Lara Trump, e cila është gruaja e djalit të tij, Eric Trump.
Lara postoi screenshot-e të email që duket se vijnë nga Facebook, të cilat shkruanin se një video e intervistës është fshirë pasi në të gjendej zëri i Donald Trump, bashkë me një paralajmërim se postimi i videove të tjera do të rezultojë në limitime të adresës.
Donald Trump u dënua nga Facebook që nga sulmi i 6 janarit në US Capitol. Bordi i kësaj kompanie po e diskuton akoma vendimin nëse platforma duhet të dënojë plotësisht ish-presidentin, dhe vendimi pritet të merret së shpejti.
Kjo nuk është e vetmja herë që Donald Trump dënohet nga rrjetet sociale, pasi disa adresa të lidhura me të në Twitter, ku ndër to dhe adresa e tij personale, u dënuan për shkak të deklaratave të tij. Është e shkruajtur në politikat e shërbimit të platformës se përpjekjet për të shmangur një ban do të rezultojë në një ban të mëtejshëm.