Apple sapo njoftoi se Worldwide Developers Conderence (WWDC) do të zhvillohet nga data 7 deri në 11 qershor dhe do të jetë një event vetëm online.
Susan Prescott, zëvëndës presidente e Worldwide Developer Relations tha: “Ne po punojmë shumë fort për të bërë WWDC21 eventin më të madh dhe më të mirë dhe jemi shumë të kënaqur që do t’i ofrojmë Apple developers shërbime të reja që ato të krijojnë aplikacione që do të ndryshojnë mënyrën se si ne jetojmë, punojmë dhe luajm.”
Zakonisht gjatë WWDC Apple prezanton ndryshimet e reja që vijnë në iOS, iPadOS, macOS, tvOS dhe watchOS bashkë me një hardware surprizë. Vitin e kaluar kompania i kushtoi shumë kohë tranzicionit të Mac në proçesorët e rinj Apple Silicon. Në 2019 Apple prezantoi Mac Pro-n e ri, ndërsa në 2017 prezantuan smart speaker-in HomePod dhe një iPad Pro 10.5 inç të ri.
Nuk është surprizues fakti se Apple do ta zhvillojë këtë event vetëm online, pasi impakti i COVID-19 akoma ndihet në botë. Evente të tjera që do të zhvillohen vetëm online do të jenë F8 Developer conference i Facebook dhe San Diego Comic-Con dhe 2021 Anime Expo.