Apple ka rezervuar kapacitetin fillestar me proçesorë 4nm tek TMSC për gjeneratën e re të Apple Silicon, të cilët do të përdoren në pajisje si Mac.
Proçesori i fundit Apple Silicon, M1, është i pari në industri i bazuar në një proçesor 5nm, bashkë me A14 Bionic chip. Sipas raportimeve të fundit, Apple po konsideron se proçesori 4nm është i duhuri për t’u përdorur në gjeneratën e re.
Nuk ka akoma një date të caktuar se kur këto proçesorë do të debutojnë, por DigiTimes tregon se TMSC do të fillojë prodhimin masiv të tyre në tremujorin e 4 të 2021, ndryshe nga lajmet e para ku besohej të fillonte në 2022. Gjithashtu Apple po planifikon të përdorë një version të përmirësuar të proçesorit 5nm për A15 që do të vijë në iPhone 13 dhe prodhimi pritet të fillojë në fund të muajit maj.
Ky format i ri prej 4nm zvogëlon madhësinë dhe ofron performancë dhe efiçencë më të mirë. Apple me shumë mundësi do të publikojë një version të ri të Mac me proçesor më të fuqishëm Apple Silicon, por nuk ka asnjë shënim që na bën të besojmë se do të përdoren proçesorët 4 nm.