Një IT researcher me pseudonimin Stacksmashing, ka adoptuar një Game Boy të 1989 në një Bitcoin miner dhe pse shumë të ngadaltë. Ky Game Boy i modifikuar mund të kërkojë për Bitcoin me një hash rate prej 0.8 hash për sekond.
Stacksmashing tha se “Nëse e krahasoni këtë me një miner modern ASIC, i cili kërkon me 100 terahash për sekond, mund të shikojmë se diferenca e tyre është 125 trilion herë.”
Me shumë mundësi kjo është pajisja më e ngadaltë në botë për kërkimin e Bitcoin, pasi për të gjetur një monedhë të tillë do të duheshin disa kuadrilion vite me këtë ritëm.
Game Boy është një pajisje e vjetër dhe nuk ofron lidhje wireless, kështu që Stacksmashing përdori një Raspberry Pi Pico microcontroller board dhe një USB dhe më pas e lidhi atë me kompjuterin. Hapi tjetër ishte krijimi i një firmware për kërkim dhe modifikimi i kodit për ntgbtminer, një program që është përdorur për eksperimentin.
Pjesa më “shqetësuese” e këtij eksperimenti, pasi dimë ritmin e kërkimit, është sasia e madhe e baterive të përdorura pas disa kuadrilion vitesh, një tjetër shqetësim përveç impaktit ambiental të Bitcoin.