Smartphone i ri Mi Mix nga Xiaomi do të përfshijë një kamer me lente likuide. Ky informacion vjen nga vetë kompania në disa postime në Weibo. Siç thotë dhe vetë emri, kamera do të ketë një shtresë likuide në lente ku fokusimi dhe focal length i lentes do të ndryshojë duke aplikuar voltazh elektrik. Xiaomi tregon se kjo lente do të lejojë një kamera të shkrepë pamje telephoto dhe macro njëkohësisht.
Lentet likuide përdoren prej disa vitesh me aplikim në industri ku lentet tradicionale me pjesë mekanike lëvizëse mund të prishen shpejt. Madhësia e tyre kompakte bën që këto lente të aplikohen dhe në kamerat e smartphone-ve. Në teori, një kamera me lente likuide mund të kombinojë disa kamera që gjenden në pjesën e pasme të telefonave. Drejt përdorimit të kësaj teknologjie është dhe Huawei, e cila po eksploron përfshirjen e këtij shërbimi në smartphone-t e saj.
Linja Mi Mix e Xiaomi është e njohur për dizajnet eksperimentale, ku versioni Mi Mix 3 ishtë ndër smarphone-t e parë që përfshinte një kamera selfie rrrëshqitëse dhe Mi Mix Alpha kishte një ekran që rrethonte pothuajse të gjithë pajisjen.