Me sa duket King ka publikuar një lojë të re endless runner, Crash Bandicoot: On The Run, e cila u publikua fillimisht në iOS dhe pak më pas erdhi dhe versioni në Android.
Kjo lojë është një adoptim i gameplay-t familjar me një endless runner si Subway Surfers ose Temple Run. Ky version në mobile sjell shërbime të reja brenda lojës, si përshembull ndërtimi i një baze dhe elemente për krijimin e armëve të reja. Ju do të ndesheni me Boss-ët ikonikë të serisë, duke përfshirë Scorporilla, Nitrus Brio, Nina Cortex, Dingodile, Fake Crash dhe Dr. Cortex në rikrijimin e skenës “The Lab” nga loja origjinale.
Për herë të parë loja u bë e ditur se do të vinte në mars nga konfirmimi i Daniel Alegre i Activision Blizzard në thirrjen e fundit për financim.
Në lojë gjenden shumë element të zakonshëm nga lojrat e mëparshme dhe ju duhet të rrotulloheni si vetë Crash ose si motra e tij Coco për të përmbushur misionet. Crash Bandicoot: On The Run mund të shkarkohet falas në App Store për iOS dhe në Play Store për Android dhe ofron blerje brenda aplikacionit.