COVID-19 padyshim ka ndryshuar mënyrën e të bërit biznes në shumë drejtime. Tani punonjësit po punojnë nga shtëpia dhe duhet të marrin pjesë në takime online për të komunikuar me kolegët e tyre. Nuk ka rëndësi nëse jeni një mësues që jep mësim online ose një drejtues biznesi, kjo barrierë e re shpesh herë mund të jetë zhgënjyese. Ne do t’ju japim disa këshilla në mënyrë që të lehtësoni proçesin e takimeve online.
Regjistroni dhe i rishikoni takimet tuaja
Regjistrimi dhe rishikimi i telefonatave në të cilat ju merrni pjesë mund t’ju ndihmojë të vini re disa gjëra që mund të përmirësohem. Shpesh herë ndodhen disa objekte në dhomë që tërheqin vëmendjen pas jush, pamja juaj mund të jetë shumë e errët ose zhurma që vjen nga mikrofoni yt mund të jetë irritues. Megjithatë ju duhet të njoftoni të gjithë pjesëmarrësit që ju po regjistroni ndërkohë.
Vishuni në mënyrë të përshtatshme
Kjo këshillë shpesh herë nënvlerësohet por raste të ndryshme kanë treguar se pjesëmarrësit në video-konferencë vishen vetëm në pjesën e dukshme në kamera. Ju ndoshta ndiheni më komfort por nëse ju del diçka e papritur mund të krijoni një situatë të sikletshme.
Përdorni grafikë, tranzicione dhe overlays
Nëse qëllimi juaj është të tërhiqni vëmendjen e pjesëtarëve të tjerë në një meeting ju duhet të përdorni disa efekte si Logo overlays, infographics ose tranzicione, animated flairs etj. Aplikacionet si Zoom dhe Facebook Messenger ofrojnë disa nga këto shërbime të integruara brenda tyre.
Përdorni një videokamer të dedikuar
Së fundi, nëse ju po përdorni akoma kameran e laptopit, ndoshta është koha për një ndryshim. Me shumë mundësi ju keni një kamera më të mirë në shëpi ose ndonjë kamera profesionale që mund ta lidhni me laptopin për një kualitet më të mirë pamjeje.