Loja Horizon Zero Dawn bashkë me 9 tituj të tjerë do të jepen falas për të gjithë personat që përdorin PS4 dhe PS5 duke filluar nga muaji i ardhshëm. Kjo iniciativë e kompanisë Sony synon të mbështesë njerëzit gjatë periudhës së pandemisë duke i lidhur me njëri tjetrin në një mënyrë të sigurt.
Në datën 19 prill loja Horizon Zero Dawn Complete Edition do të jetë në dispozicion të gamersave falas, pra nuk do të jetë i nevojshëm një abonim në PlayStation Plus. I bëjmë thirrje të gjithë personave që nuk e kanë lexuar më parë në Geek Room lajmin rreth Ratchet & Clank t’i hedhin një sy pasi kjo ofertë vazhdon deri më datë 31 mars.
Nëntë lojrat e tjera që do të jenë të aksesueshme falas janë: Abzu, Enter the Gungeon, Rez Infinite, Subnautica, and The Witness për konsolat standarte PS4 dhe PS5; dhe Astro Bot Rescue Mission, Moss, Thumper and Paper Beast për PlayStation VR. Ky promocion do të zgjasë nga data 22 mars deri në 22 prill.