Sipas raportimeve të fundit India po punon për krijimin e një projektligji i cili dënon përdorimin, mining, transferimin ose posedimin e cryptocurrency. Me sa duket ky projektligj do të miratohet sapo të prezantohet, duke vendosur ligjet më strikte në botë për sa i përket monedhës dixhitale.
Personat që zotërojnë këto asete dixhitale sipas ligjit duhet t’i likuidojnë brenda 6 muajsh. Pasojat e thyerjes së këtij ligji nuk janë akoma të ditura, por në 2019 paneli qeveritar rekomandoi dënimin me burgim për një periudhë deri në 10 vjet për shkeljet e lidhura me cryptocurrency. Zyrtari thotë se bisedimet janë në fazat finale, dhe pse nuk ka një datë të caktuar për prezantimin e këtij projektligji.
Për herë të parë qeveria indiane shprehu këto plane në janar, kur publikoi një program në lidhje me projektligjet që do të prezantoheshin së shpejti, që përfshinte “ndalimin e të gjithë cryptocurrency private” në Indi, me disa përjashtime në promovimin e teknologjisë blockchain.
Deri më tani asnjë vend në botë nuk ka implementuar ligje të tilla kundër monedhës dixhitale. Ligjet më strikte për momentin gjenden në Kinë, ku tregtimi i tyre është i jashtëligjshëm ndërsa posedimi jo.
Këto zhvillime në Indi vjen si rezultat i “luftës” midis tregtarëve të cryptocurrency dhe qeverisë indiane. Banka qendrore e këtij vendi ndaloi tregtinë e Bitcoin në 2018, por gjykata supreme e ktheu këtë vendim në 2020 dhe nuk parashikohej të merreshin këto masa drastike.