Kompania Netflix ka nisur testimin e një shërbimi që do të ndihmojë në pengimin e password sharing, një fenomen që ndodh në të gjithë botën. Së fundi ajo ka nisur njoftime drejt përdoruesve për të verifikuar nëse janë të autorizuar për të përdorur adresën e tyre apo jo.
“Ky testim është dizenjuar për të siguruar se personat që përdorin Netflix janë të autorizuar për të përdorur adresën e tyre.” tha një zëdhënës i Netflix në një deklaratë për shtyp. Kushtet e shërbimit të Netflix thonë se adresat nuk mund të shpërndahen me persona të tjerë jashtë shtëpisë.
Kur një përdorues të zgjedhë profilin në një adresë Netflix, një pop-up do të kërkojë verifikimin e adresës me anë të një email-i ose mesazhi të dërguar drejt përdoruesit të adresës. Përdoruesit mund të zgjedhin ta verifikojnë më vonë, dhe i njejti pop-up do të shfaqet pas një kohe të pacaktuar. Nëse nuk arrini të verifikoni që jeni një përdorues i autorizuar, do t’ju kërkohet të krijoni një adresë tjetër.
Për momentin ky është vetëm një testim për një numrër të limituar përdoruesish. Ky update vjen pasi përdorimi u rrit tej mase gjatë pandemisë, duke kapur shifrat 200 milionë përdorues.