Dhe pse janë bërë vetëm disa muaj nga fillimi i shitjeve të serisë iPhone 12 kanë filluar të qarkullojnë informacione të ndryshme rreth smartphone-it pasardhës, i cili pritet të lançohet në shtator të këtij viti. Megjithse asgjë nuk është zyrtare, janë bërë disa llogaritje për të parashikuar çmimin e iPhone 13.
Informacionet e tanishme tregojnë se ky iPhone nuk do të jetë një update i madh për sa i përket hardware. Për këtë arsye analistët parashikojnë se çmimi i iPhone 13 do të jetë i njejtë me versionin bazë të këtij viti, iPhone 12, i cili fillon nga $799. Pasi kjo strategji rezultoi e suksesshme, duke regjistruar përfitimin më të madh në historinë e kompanisë në një tre mujorsh, pritet që Apple ta implementojë sërish në iPhone 13.
Gjithashtu është e mundur që Apple të ulë çmimin për smartphone-in e ri, pasi kompani të tjera si Samsung dhe Google e bën një gjë të tillë për shkak të rënies ekonomike në 2020.