Presidenti Joe Biden urdhëron rishikimin e mungesës së çipave gjysëmkonduktorë
Siç e përmendëm dhe më parë kompania Sony, por jo vetëm, ka hasur problem në gjetjen e çipave gjysëmkonduktore dhe ky problem ka shqetësuar Joe Biden. Ai po ndërmerr verpime për të gjetur zgjidhjen e këtij problem i cili ka ndikuar në shumë drejtime.
Reuters raporton se Biden firmosi një urdhër ekzekutiv dje për të nisur një rishikim 100 ditor të zinxhirit furnizues për 4 produkte, duke përfshirë këtë çip. Produktet e tjera do të jenë produkte farmaceutike, minerale të rralla dhe bateritë me kapacitet të lartë për makinat elektrike.
Shpresat janë që përmirësimet e furnizimit me çipat gjysëmkonduktorë mund të ndihmojnë prodhimin e PS5 dhe Xbox Series X/S, gjithashtu dhe prodhimin e çipave grafik high-end për PC.
Sipas Semiconductor Industry Association, firmat amerikane shesin 47% të të gjithë çipave në mbarë mbotën, por vetëm 12% e prodhimit mbahet në SHBA.
Presidenti ka premtuar se do të kërkojë të investojë fuqishëm për zgjidhjen e kësaj situate. ”Unë po drejtoj zyrtarët në administratën tonë për të punuar me drejtuesit industrial dhe për të identifikuar zgjidhjen e mungesës së çipit gjysëmkonduktor.” tha ai.