Sony po inkurajon përdoruesit e PS4 dhe PS5 të rrijnë në shtëpi gjatë pandemisë duke risjellë iniciativën “Play at Home”, e cila i lejon përdoruesit të marrin lojra falas nga Marsi në qershor.
Duke filluar nga 1 marsi, loja Ratchet & Clank do të mund të download-ohet falas për përdoruesit e PS4 dhe PS5.
Sony prezantoi për herë të parë eventin “Play at Home” vitin e kaluar, kur kompani i ofroi përdoruesve të PS4 kopje dixhitale falas të Journey dhe Uncharted: The Nathan Drake Collection. Ndryshe nga lojrat që janë të disponueshme çdo muaj në PlayStation Plus, ju nuk do të keni nevojë për një abonim në të për të përfituar lojërat e këtij eventi falas.
Gjithashtu Sony po ofron akses të shtuar për përdoruesit e rinj në rrjetin streaming për anime Funimation ose Wakanim. Ky promocion ësht i disponueshëm vetëm për personat që regjistrohen dhe shkarkojnë aplikacionin respektiv të pranishëm në shtetin e tyre.