YouTube sapo prezantoi “supervised experiences”, një opsion që i lejon prindërit të kontrollojnë përmbajtjen që mund të shohin fëmijët e tyre. Sipas një postimi në blog, YouTube shpreson që ky filtrim do të ndihmojë prindërit t’i shfaqin fëmijëve tyre video të përshtatshme për atë moshë. Fillimisht aplikacioni do të publikojë një version beta për pak njerëz dhe një version tjetër beta për më shumë njerëz në muajt në vijim.
Prindërit do të kenë 3 nivele rreptësie të cilët përcaktojnë përmbajtjen që do t’i ofrohet fëmijëve. Do të jenë niveli “Explore” për të cilin YouTube thotë se është i përshtatshëm për moshat nga 9 vjeç e sipër dhe do të përmbajë vlogs, tutorials video gaming music clips etj ; niveli “Explore More” për fëmijët nga 13 vjeç e sipër që përmban grup më të madh videosh nga këto kategori dhe “Most of YouTube” që përfshin pothuajse të gjitha videot e YouTube përveç atyre të kufizuara nga mosha.
Ky opsion duhet të ndihmojë prindërit me fëmijet që ndihen shumë të kufizuar nga aplikacioni Kids por janë të kënaqur me ekspozimin në eksperiencën e plotë të YouTube. Është mirë që Google po i ofron prindërve mjetet e duhura për të mbrojtur fëmijët e tyre nga përmbajtjet jo të përshtatshme.