Kompania Samsung ditën e hënë publikoi një video të shkurtër rreth eventit që do të mbahet në 2 mars “Unbox & Discover” i cili premton të ridefinojë rolin e TV në 2021.
Kjo video e shkurtër nuk shfaq shumë detaje rreth asaj që mund të presim në 2 mars. Ajo që mund të shohim nga video janë disa kuti gjigande me fytyra të qeshura që ulen në qytete të ndryshme rreth botës.
Samsung është shprehur se do të jenë disa modele të reja TV që do të lançohen këtë vit. Në janar kompania zbuloi 4 seri të TV Neo QLED nga 55 në 85 inç me rezolucion 4K dhe 8K të cilët mund t’i blejmë me çmimin $1,600. Kompania gjithashtu tregoi dhe një model shumë më të hollë të The Frame, i cili duket si një pikturë në murë.
Eventi fillon në 2 mars dhe do të transmetohet live në website-in e Samsung.