Gjenerata e tretë e telefonave të plaosshëm Huawei, Mate X2 u prezantua në një event në ditën e sotme dhe ka arsye të besohet se mund të dalë në shitje në tregun global.
Dizajni dhe ekrani
Huawei Mate X2 është një telefon i palosshëm si “libër” i përbërë nga 2 ekrane. Ekrani i jashtëm është 6.45 inç me rezolucion 2700 x 1160 dhe 90Hz refresh rate, ndërsa ekrani i brendshëm është 8.01 inç me rezolucion 2480 x 2200 dhe me të njejtën refresh rate si ai i jashtëm.
Teknologjia e re e përdorur për mekanizmin hinge lejon ekranin që të rri pothuajse i palosur plotësisht. Ngjyrat në të cilat do të ofrohet ky smartphone do të jenë rozë, e zezë, e bardhë dhe blu.
Kamera dhe kohëzgjatja e baterisë
Ky smartphone ka 6 kamera në total, sistemi me 4 kamera mbrapa dhe 2 kamera selfie në ekranin e jashtëm. Sistemi me katër kamera përbëhet nga kamera kryesore 50MP, ajo e zmadhimit 10MP, 12MP ajo telephoto dhe një ultra-wide 16MP. Këto kamera janë përdorur dhe në Huawei të tjerë më parë kështu që mund të themi pa frikë se ato kapin foto shumë të mira. Bateria brenda telefonit të palosshëm do të jetë 4500 mAh.
Performanca dhe software
Huawei Mate X2 përdor proçesorin Kirin 9000, i cili duhet të ketë shpejtësi shumë të mëdha proçesimi dhe optimizime për një jetë më të gjatë të baterisë. Ky proçesor lejon përdorimin e teknologjisë 5G dhe ka hapësirë për 2 karta SIM.
Çmimi i këtij smartphone-i të palosshëm do të jetë $2750 për versionin 256GB dhe $2940 për versionin 512GB.