Electronic Arts ka konfirmuar zyrtarisht blerjen e kompanisë Codemasters e cila ka prodhuar lojën zyrtarë të çdo sezoni të Formula 1 që nga 2009, fillimisht në Nintendo Wii dhe më pas në konsolat e tjera. Në 4 vitet e fundit, loja është përdorur në kampionatin F1 eSports. Marrëveshja nënkupton marrjen e të drejtave ekskluzive nga EA për Formula 1, Need for Speed, DIRT, DiRT Rally/WRC, GRID, Project CARS dhe Real Racing.
Deklarata që njoftoi blerjen tha se “Kombinimi i EA me Codemasters shënon fillimin e një epoke të re të lojës”. CEO i EA Andrew Wilson shtoi se fanbase-i i lojrave Racing vazhdon të rritet në të gjithë botën dhe ekskluziviteti do t’i lejojë të krijojnë eksperienca inovative dhe të sjellin gëzim për lojtarët e rinj.
Produkti i fundit F1 nga EA ishte loja “Career Challenge” e prezantuar në 2003 e cila i lejoi gamers-at të luajnë për 4 sezone nga 1999-2002.