Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
    12 Dhjetor, 2025
    Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
    12 Dhjetor, 2025
    CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
    11 Dhjetor, 2025
    ChatGPT përdor aplikacionet e Adobe për të edituar fotot dhe PDF tuaja falas
    11 Dhjetor, 2025
    Hakerët manipulojnë ChatGPT, Grok dhe Google për të ndihmuar në shpërndarjen e malware
    11 Dhjetor, 2025
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Honor do të nisë prodhimin në masë të Robot Phone në gjysmën e parë të 2026
    9 Dhjetor, 2025
    Google dhe Apple bashkëpunojnë për ta bërë procesin e kalimit ndërmjet Android-iPhone sa më të lehtë
    9 Dhjetor, 2025
    Justin Bieber përfaqëson shumë përdorues të iPhone me ankesën rreth dizajnit të shërbimit të diktimit
    8 Dhjetor, 2025
    Njihuni me smartphone-in më të ri të palosshëm Samsung Galaxy Z TriFold
    2 Dhjetor, 2025
    Poco prezanton smartphone-in flagship me material “xhins” në pjesën e pasme
    28 Nëntor, 2025
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    Miliona fëmijë dhe adoleshentë humbin aksesin në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale pas ndalimit nga qeveria australiane
    10 Dhjetor, 2025
    Facebook ridizenjohet për t’u dukur më i ngjashëm me Instagram
    10 Dhjetor, 2025
    Elon Musk ndalon Komisionin Evropian të bëjë reklama në X pas gjobës €120 milionë
    10 Dhjetor, 2025
    Apple prezanton aplikacionet më të mira në App Store për vitin 2025
    9 Dhjetor, 2025
    YouTube prezanton një version të ngjashëm me Spotify Wrapped për video
    4 Dhjetor, 2025
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Disa kërpudha në Çernobil po pësojnë mutacione që i lejojnë të ushqehen nga radioaktiviteti
    5 Dhjetor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë materialin tekstil më të errët në botë, që përthith 99.87% të dritës
    5 Dhjetor, 2025
    Mbetjet e kafesë të transformuara në beton ulin emëtimet e karbonit me 26%
    29 Nëntor, 2025
    Studimi arrin në përfundimin se shikimi i videove të shkurtra lidhet me një shëndet mendor të përkeqësuar
    27 Nëntor, 2025
    Shkencëtarët krijojnë një motor kërkimi për kodin gjenetik, si një “Google për ADN”
    24 Nëntor, 2025
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Nintendo përgatitet për blerjen e Bandai Namco Studio
    28 Nëntor, 2025
    Ubisoft prezanton një lojë të re të fuqizuar nga AI gjenerative
    25 Nëntor, 2025
    The Game Awards prezanton video-lojërat e nominuara për vitin 2025
    18 Nëntor, 2025
    Red Dead Redmption vjen në PS5, Xbox, iOS dhe Android
    15 Nëntor, 2025
    Sony prezantoi një monitor për PlayStation me shpejtësi rifreskimi 240Hz dhe karikues për levën DualSense
    12 Nëntor, 2025
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Kia prezanton vizionin e së ardhmes me “konceptin e artë”
    6 Dhjetor, 2025
    Volvo XC40: Makina perfekte për familjen tuaj, tani vjen me një seggiolino falas!
    5 Dhjetor, 2025
    Norvegjia vendos një rekord të ri në përdorimin e makinave elektrike, përbëjnë pothuajse 100% të regjistrimeve në nëntor
    4 Dhjetor, 2025
    Njihuni me SUV-in më të ri hibrid Lynk & Co 08
    28 Nëntor, 2025
    Gemini AI do të jetë qendra e re e partneritetit mes McLaren dhe Google
    20 Nëntor, 2025
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
    12 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se lëngu i portokallit ndikon pozitivisht në mijëra gjene të qelizave imune
    5 Dhjetor, 2025
    Ajri i ndotur “mund të çojë dëm” stërvitjen në palestër
    5 Dhjetor, 2025
    Studimi tregon se fëmijët me prindër striktë kanë më tepër shance të zhvillojnë shenja të depresionit
    5 Dhjetor, 2025
    14-vjecari fiton çmimin pas krijimit të origamit që mund të mbajë një peshë 10,000 herë më të madhe se pesha e saj
    4 Dhjetor, 2025
Search
Duke lexuar: Disa këshilla të vlefshme për sigurinë online nga One
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Disa këshilla të vlefshme për sigurinë online nga One
Tech

Disa këshilla të vlefshme për sigurinë online nga One

Last updated: 9 Shkurt, 2021 10:18 pm
Ndaj
7 Min lexim

Interneti është një hapësirë plot mundësi dhe argëtim, por si çdo hapësirë, nëse nuk ke kujdes, “të bën gropën”. Për përdoruesit e zakonshëm, është e vështirë të mendojnë rreziqet që mund të vijnë prej tij, por, nëse të kujtohet, bota është plot me mendje të liga që e shohin internetin si një avantazh që mund të mashtrojnë në anonimat, me qëllim vjedhjen e të dhënave, kërcënimet për qëllime përfitimi ose edhe cyberbulling.

Hapi i parë për t’u mbrojtur është të kuptosh që DUHET të mbrohesh. Më pas, të informohesh rreth formave të mbrojtjes.

Ekspertët e Sigurisë së Informacionit të One Telecommunications, Elvis Prifti dhe Bleon Proko ju japin disa këshilla praktike se si të shmangni rreziqet:

Siguria e internetit (internet në shtëpi, shkollë, punë apo wireless publik) varet shumë nga çfarë do të aksesosh.

  • Nëse ndodheni në një mjedis ku ofrohet shërbim wireless falas ose u ofrohet shumë personave të cilët nuk i njihni (në shkollë, kafene, mjedise publike), mos tentoni të hyni në asnjë llogari tuajën: as në rrjete sociale, as në llogari ku përfshihen të dhëna personale (të dhëna të shkollës, të dhëna financiare, personale, si psh. e-albania, etj), pasi dikush mund të kapë trafikun e internetit të gjeneruar prej jush dhe të arrijë të marrë fjalëkalimin tuaj. Nëse e keni të domosdoshme të hyni, sepse sapo bëtë një video që duhet ndarë patjetër në Tik Tok, përdorni një VPN (falas ose jo), e cila do të bëjë komunikimin tuaj të sigurtë edhe në ambjente me internet publik. Ose, kërkojini mikut që ka numër One t’ju bëjë Hotspot, sepse One ka rrjetin më të sigurt.
  • Mos përdorni të njëjtin fjalëkalim në çdo llogari! E dimë që është shumë tunduese por MOS E BËNI! Nëse një sulmues arrin të marrë atë fjalëkalim, BINGO, ai do të ketë akses kudo ku ju e keni perdorur atë.
  • Vendosni fjalëkalime të cilat nuk gjenden lehtë. Duhet patur parasysh që një haker do të tentojë të parashikojë se çfarë fjalëkalimi keni vënë, duke u bazuar në preferencat tuaja. Fjalëkalimet e para që tentohen janë: ditëlindja juaj, nga 1 tek 9 dhe anasjelltas, emri juaj dhe viti i lindjes, etj. Pra, asnjë fjalëkalim që e keni shumë të lehtë ta kujtoni. Dhe nëse mendoni se do të jetë e veshtirë që detajet tuaja të gjenden, kini parasysh që të gjitha këto të dhëna i keni postuar kohë pas kohe në rrjete sociale.
  • Mos vendosni çdoooo gjë nga jeta juaj online. Kjo sjell 2 risqe:

o          Së pari, dikush mund të marrë informacion rreth jush vetëm duke parë online. Do të dijë lokalin ku shkoni, me kë rrini, kush jeni, çfarë hani, si e keni shtëpinë, etj. Ka patur raste kur persona kanë treguar, pa dashje, edhe foto të kartave bankare, ose të biletave të avionit, nga të cilat kanë patur pasoja vjedhjesh apo anulimesh fluturimi.

o          I dyti, është me postimet e pushimeve. Nëse ju postoni gjatë kohës që jeni me pushime, dikush mund ta shohë dhe të kuptojë se shtëpia juaj është bosh. Sapo i dhatë një ide se si mund t’i nxjerë paratë që të bëjë edhe ai pushime të mira. Kjo ka ndodhur shpesh.

  • Pastroni cookies herë pas here sepse fjalëkalimet ruhen në browser dhe mund të gjendjen lehtë nga përdorues të tjerë.
  • Bëjini update pajisjeve tuaja (PC dhe laptop-e, telefona dhe tablete). Përditësimet janë një përmirësim si nga ana e performancës ashtu edhe nga siguria. Përditësoni Windows-in nga 7 në 10, pasi Windows 7 nuk ka më suport dhe për pasojë nuk ka më përditësime. Përditësoni kërkuesin (Google Chrome, Mozilla Firefox, Microsoft Edge, Opera, Safari, etj) sepse tek to kërkoni çdo gjë në internet, prandaj mbajini gjithmonë të përditësuara që të jenë të mbrojtura.
  • Mos klikoni në links që duken të dyshimta. Nuk ekziston asnjë princ Nigerian që ofron pasurinë e tij!!! Prandaj, nëse diçka që ju ofrohet duket shumë e mirë për të qenë e vërtetë, me shumë mundësi nuk është e vërtetë.
  • Mos instaloni asnjë aplikacion pa patur siguri se çfarë është. Edhe nëse ju del njoftim që telefoni juaj do të bllokohet, mos instaloni gjë. Pyesni dikë me më shumë eksperiencë rreth ketij programi, pastaj vazhdoni nëse siguroheni.
  • Mos shkarkoni programe të piratuara. CyberPunk është lojë shumë e bukur, por malware që futet tek ai nga dikush tjetër nuk është edhe aq i bukur. Me rritjen e ransomware-eve, ka shumë rrezik që PC juaj të enkriptohet (të dhënat mos të aksesohen dot më nga ju) dhe të kërkohet pagesë nëse do që t’i shohësh më fotot që sapo shkarkove nga celulari, pas kaq shumë kohësh. Dhe mos tentoni te shkarkoni RAM nga internet.
  • Për sa i përket pikës më lart, ruani në dy vende të dhënat më të rëndësishme. Një kompjuter me ransomware mund të rregullohet me një ri-instalim të sistemit operativ, por të dhënat nuk ju kthehen dot më. Kush rri e shkruan edhe një herë nga e para gjithë punimin e diplomës pastaj?!
  • Mos lejoni vëllain ose motrën e vogël të blejë programe vetë në internet. Një fëmijë nuk mund të dallojë një program legjitim nga një malsomeware.
  • Si përfundim, aplikoni filtra për më të vegjlit që keni në shtëpi. Ose, pse jo edhe për gjyshërit 😉 Edukojini ata të mos flasin me njerëz që nuk njohin, ose nëse flasin, t’ju tregojnë rreth tyre. Këta persona mund të kërcënojnë ose bullizojne femijët, e ndoshta mund të shkojë edhe më keq. Më mirë parandaloni një risk se sa ta luftoni atë.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Dalin pamjet e para të Android 12
Tjetra Samsung zgjeron aftësitë e SmartThings Find me gjurmuesin Galaxy SmartTag

Rrjete sociale

27.5kFollowersFollow
2.8kNdjekesSubscribe
75.3kFollowersFollow
jaguar
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

Kina krijon një rrjet AI të shtrirë përgjatë 55,000 km që funksionon si një superkompjuter masiv
Tech
12 Dhjetor, 2025
Në qytetin e Bernës ju mund të notoni për të shkuar në punë ose shtëpi
Entertainment
12 Dhjetor, 2025
Google prezanton “Disco”, mjetin e ri AI që shndërron tabelat e browser në aplikacione
Tech
12 Dhjetor, 2025
CEO i kompanisë kineze të robotëve humanoid lejon robotin ta shkelmojë për të bindur publikun
Tech
11 Dhjetor, 2025

Artikuj të ngjashëm

Tech

Protik dhe Geek Room shkojnë në Slush Helsinki

18 Nëntor, 2024
Tech

Tashmë ju mund të abonoheni për të përdorur Alexa+ të Amazon për $19.99

28 Shkurt, 2025
Tech

Gemini AI nga Google po vjen drejt televizorëve tuaj

23 Shtator, 2025
Tech

Gemini mund të shikojë videot e gjata në Google Drive për ju

30 Maj, 2025

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: info@geekroom.al
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: marketing@geekroom.al

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2025 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
adbanner
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?