Mënyra si mësojmë për opsionet e reja që do t vijnë në WhatsApp është nëpërmjet planit beta. E mesa duket në versionin beta qenka pikasur një opsion i cili do të na lejojë të menaxhojmë më mirë bisedat në grupe.
Sipas WABetaInfo në versionin më të fundit do të shtohet edhe një etiketë për përmendjet që të kanë bërë në një bisedë në grup. Krahas opsionit pin do të kesh edhe një skedë më vete të të gjitha herëve që je përmendur në grup, kështu nuk ke pse kërkon pafundësisht për mesazhet e vjetra por mjafton të shtypësh butonin e duhur.
Opsion mjaft i dobishëm për të menaxhuar morinë e grupeve ku ndodhesh. Sa afër tij jemi? Me shumë mundësi do të jetë pjesë e aplikacionit me ardhjen e përditësimit më të fundit.