Po, WhatsApp ka marrë të tatëpjetën dhe këtë e mbështesin edhe shifrat.
Sensor Tower ka publikuar një listën më fundit me shkarkimet e aplikacioneve qoftë për iOS por edhe për Android dhe nga 1 janari deri në 31 Telegram rezulton të jetë i preferuari.
Krahasuar me janarin e 2020 shkarkimet e saj kanë një rritje prej 3.8 herë me 63 milion përdorues të rinj. WhatsApp nga ana tjetër ishte në vendin e tretë në App Store dhe Google Play në dhjetor 2020 e ka rënë në vendin e shtatë dhe të gjashtë respektivisht këtë muaj të frikshëm kur vendosi të prezantonte politikën e re.
Signal ka përfituar gjithashtu nga situata duke arritur vendin e dytë në në Play Store dhe të dhjetin në App Store, edhe pse as në top dhjetshen nuk figuronte në dhjetor 2020. TikTok merr vendin e dytë me 62 milion shkarkime me 10% të tyre në U.S.A.
E në fund Zoom bie nga top 5-çja në vendin e shtatë këtë janar.