Nuk jemi të sigurt nëse të konkurosh do të thotë të kopjosh diçka, për këtë le t’ia lëmë Instagram të na përgjigjet teksa rrjeti social përpiqet çdo ditë e më shumë të bëhet një version alternativ i TikTok.
Pas shfletimit vertikal të Reels, kompania në pronësi të Facebook po planifikon të bëjë një ndryshim të madh edhe tek Stories. Seksioni më i përdorur i platformës do të marrë një ristrukturim. Kodi u pikas nga një zhvillues italian i cili e postoi në Twitter.
Më pas ka qenë vetë Insta që e ka konfirmuar se është duke punuar për shfaqje të re të materialeve 24 orëshe. Kjo do të kombinohet edhe me mënyrë si shfletojmë postimet në Feed.
Nga ana tjetër konfirmohet se testimet ende nuk kanë nisur e aq më pak data kur do e shohim të aplikuar.
Kohët e fundit platforma po sjell ndryshime të vazhdueshme gati çdo muaj, më herët gjatë kësaj jave ajo ka prezantuar në disa vende seksionin “Recently Deleted” i cili do të lejojë përdoruesit të risjellësh fotot, videot e postimet e fshira së fundmi.