Përpara se të alarmohesh për përgjime, duhet të dish se opsioni do të funksionojë me leje të veçantë nga përdoruesi.
Mënyra se si funksionon algoritmi i sugjerimit të materialeve të reja bazohet në të dhënat që platforma di për ty. Konkretisht orët e dëgjimit, oraret kur logohesh, lloji i muzikës që të pëlqen, zhanerat etj.
Mesa duket Spotify ka vendosur që t’i çojë gjërat edhe më tej duke shfrytëzuar mikrofonin e smartphonit. Patenta e re thotë se strumenti i ri do të jetë i aftë të ekstraktojë nga përdoruesi intonacionin, stresin, ritmin, mënyrën e të folurit e madje edhe ambientin e jashtëm të gjitha këto për të kuptuar gjendjen emocionale të tij e më pas të sugjerojë artistët e rinj apo muzikën.
Patenta është regjistruar që në 2018 dhe ka marrë aprovim vetëm në 21 janar 2021. Nuk është e sigurt nëse do e shohim të implementuar së shpejti apo jo, tek e fundit shumë kompani regjistrojnë teknologji të re por jo të githa arrijnë në destinacion.