Një kompani si Apple nuk ia lë gjërat rastësisë, kush e di se çfarë çmendurirash është duke testaur në laboratorët e vetë teksa je duke lexuar këtë artikull. Raportimet se kompania amerikane është duke punuar për aparate Virtual Reality apo Augumented Reality kanë vite që qarkullojnë. Zhurmat shtohen më shumë së fundmi për një aparat VR i cili është drejt përfundimit e do të mund ta shohim së shpejti në treg.
Raportohet seai do të ketë një material lëkure për të ulur peshën, dhe një ventilator, e dyta e pazakontë për Apple e cila ndjek një filozofi designi pa freskuese. Ai do të ketë kamera të jashtme për të shtuar AR, por edhe për të gjurmuar lëvizjen e duarve. Fuqinë do ta marrë nga bateritë dhe do të ketë një proçesor të ri të dedikuar, më të fuqishëm se M1.
Ai do të jetë i ngjashëm me Oculus Quest, dhe pritet të jetë një aparat i veçantë në linjën e produkteve të Apple, me një çmim goxha të lartë. Kompania nuk pret të shesë më shumë se një të tillë në ditë në dyqanet e veta dhe jo më shumë se 200,000 njësi në vit. Analizohet se kjo mund të jetë edhe thjesht një hap përpara drejt Apple Glasses.