Numri i përdoruesve që ndërruan platformë nga WhatsApp në Signal apo Telegram nuk është ende shumë i madh. Aplikacioni vazhdon ende të shkarkohet e të marrë vëmendje, por mjafton që një individ të bindë 5-10 persona të tjerë të bëjnë kalimin, bizneset që t’a ndalojnë përdorimin e tij nga punonjësit dhe ja ku mbaroi gjithçka.
WhatsApp e ka shtyrë afatin e hyrjes në fuqi të rregullave të reja me tre muaj e gjatë këtyre muajve do të shpjegojë më mirë sa e respekton privatësinë e përdoruesve të vetë. Një argument i fortë është fakti që platforma vetë është e eknriptuar skaj më skaj, protokoll i cili ndalon një palë të tretë nga vëzhgimi i bisedës tënde. WhatsApp e mori këtë protokoll përpara dy vjetësh, po Messenger?
Planet e Facebook për të shkrirë WhatsApp dhe Messenger në një aplikacion mesazhimi janë reale, por ndërsa pret bashkimin, Messenger ende nuk e ka marrë përditësimin më të rëndësishëm të privatësisë. Pra, Facebook mundet fare mirë të spiunojë bisedat e tua intime në Messenger, kjo është pranuar më herët nga vetë kompania në kohën e një skandali në 2018.
Alarmin e ngrenë dy studiues privatësie Tommy Mysk dhe Talal Haj Bakr, të cilët dekarojë se kompania shkarkon kopje të materialeve tona përfshi biseda, foto e faqe. Për të ndaluar këtë duhet enkriptimi skaj më skaj, argumet ky i përdorur nga WhatsApp.
E vetmja mënyrë si të kesh priatësi në këtë aplikacion është nëpërmjet mesazheve që zhduken vetë, një shërbim i ri i Messenger. Por askush nuk ka pse i fshin gjërat e veta, vetëm sepse kompanisë i do qejfi të të spiunojë.
Pra nëse po shqetësoheshim për WhatsApp-in mesa duket Messenger qenka duke bërë kërdinë, ndoshta është koha t’a heqësh nga smartphoni atë.