Një lojë gjigande si Assasin’s Creed gjeneron shumë vëmendje dhe pavarsisht se nuk ka as pak muaj që ka dalë versioni më i fundit i saj, që tani po qarkullojnë zëra për serinë e radhës.
Pas Evropës Nordike radhën e ka India. Kështu thuhet në një postim në 4Chan, sipas dikujt që pretendon se është i brendshëm nga Ubisoft. Postimi i tij shfaq një hartë të lojës, me atë çka ishte India e shekullit të 17-të me kolonitë britanike, hollandeze dhe vendeve të tjera evropiane duke u stabilizuar.
Harta përfshin edhe disa pjesë të Bangladeshit dhe Pakistanit të sotëm duke e bërë atë një hartë edhe më të madhe se Valhalla.
Loja do të zhvillohet në shekullin e 17-të, ndaj është e mundur që të përfshihet edhe Taj Mahali. Në fokus do të jetë konkurenca midis British East India Company dhe Dutch East India Company, kompanitë tregtare respektive të të dyja shteteve kolonizatore.
Përflitet se tashmë vendosja e një protagonisteje femër do të bëhet traditë ndaj edhe do të zbatohet edhe këtu. Nuk ka informacion për aksion detar.
Një pjesë e informacionit deklaron se për fat të keq titulli do të jetë i disponueshëm vetëm për gjeneratat e reja të konsoleve, duke filluar kështu braktisjen e PS4 dhe Xbox One. Megjithatë, Valhalla sapo ka dalë, është ekstremisht herët për të folur me siguri.