Galaktika jonë, Rruga e Qumështit është një spirale, njësoj si të gjitha galaksitë e tjera. Në qendër ka yllin e vetë më të fortë gravitacionalisht, i cili e lakon formën e saj së brendshmi, duke formuar një disk me planetet rrotull vetes. Të analizosh këtë lakore dhe formën e galaksisë është shumë e vështirë pasi ndodhemi në Tokë dhe kemi vetëm një prespektivë për t’a parë atë.
Por duke analizuar pozicionet dhe lëvizjen e të gjitha objekteve qiellore ata kanë arritur të krijojnë një hartë të kësaj spiraleje si edhe mënyrën si ajo lëviz, kjo e fundit i ka habitur të gjithë. Kjo lakore e galaksisë tonë jo vetëm që është e shtrembërt por edhe ajo vetë lëviz nëpër galaksinë tonë çdo 440 milion vjet. Mënyra si e bën këtë është në formë dallge, si të jesh në një stadium dhe tifozët të lëvizin nga poshtë lartë njëri pas tjetrit. Kështu e shpjegon Xinlun Cheng nga Universiteti i Virginias, i cili e drejtoi këtë projekt.
Ata përdorë materiale studimore nga shumë agjensi të ndryshme, nga observatorët e nga shumë ente studiuese të hapësirës. Harta e krijuar i hap rrugë shumë aspekteve të studimit të galaktikës e si lëviz ajo. Secili yll lëviz prej miliona vitesh tashmë thjesht poshtë e lartë. Studiuesit besojnë se kjo formë e lëvizjes ka ardhur si rrjedhojë e një galaksie satelit, e cila ndërhyri në fushën gravitacionale tonën, diku tek 3 miliard vite më parë, në vite hapësinore kjo është fare e afërt si kohë.