2020 e kemi më në fund pas krahëve dhe tani mundemi të shohim edhe bilancet në shumë tregje. Për atë të smartphonëve nuk paska qenë më i miri i mundshëm pasi sipas Digitimes Research ai ka rënë me 8.8% me një total të përafërt prej 1.24 miliard njësi të shitura në të gjithë globin. Rënien më të madhe të kërkesës e ka regjistruar sigurisht gjatë tre mujorit të parë të vitit, kohë kur diçka e quajtur Covid-19 trokiti në derë.
Tre shitësit më të mëdhenj të smartphonëve ishin Samsung, Apple dhe Huawei, pasuar nga Xiaomi, Oppo dhe vivo. Edhe pse pjesa tjetër pa zbritje krahasuar me vitet e shkuara Xiaomi dhe Apple pati rritje të dërgesave me 10%. 5G-ja kontraverse si për ironi pati vitin më të mirë me implementimin në 280-300 milion aparate të shitura brenda vitit.