Një titulli kaq tradicional sa Grand Theft Auto mesa duket ka ardhur koha që të pëshrshtatet me standartet e botës moderne.
Pak gjëra dihen për GTA VI, e sigurtë është që loja është në punim e sipër por Rockstar nuk ka nxjerrë asnjë detaj. Sipas raportimeve të mëparshme seria e gjashtë e lojës është ende disa vite larg daljes kjo për shkak se Red Dead Redemption 2 nuk ka shumë që ka dalë, fizikisht është e pamundur që të dalë herët.
Gjithçka na mbetet të ndjekim janë raportimet jo-zyrtare, të cilat kësaj radhe flasin për një protagoniste femër, e para e llojit të vetë për GTA.
Sipas Tom Henderson loja do të ketë dy protagonistë një mashkull një femër, e më tej nuk bëhet e qartë si do të zgjidhet midis të dyve. Henderson është i famshëm për zbulimet e detajeve të parakohshme për Call of Duty, ndaj po shpresojmë edhe lajmi të ketë njëfarë vërtetësie.
Mund të kalojnë vite përpara se ta shohim GTA VI në vitrinë, por trailerat e saj mund të dalin edhe më herët, ndaj ndoshta nuk do na duhet shumë për t’a vërtetuar.