Duke përdorur këtë faqe, ju pranoni politikat e privatësisë
Accept
Geek RoomGeek RoomGeek Room
  • Home
  • Tech
    TechShfaq me shume
    BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
    4 Qershor, 2026
    Parlamenti Evropian nuk do të përdorë më Google si motorin e parazgjedhur të kërkimit
    3 Qershor, 2026
    Inxhinieri ndërton një sistem AI për eleminimin e mushkonjave me lazer
    3 Qershor, 2026
    Dell prezanton laptopin e ri XPS 13 si rivalin kryesor të MacBook Neo
    2 Qershor, 2026
    Industria e personalizimit të reklamave po ekspozon ushtarët në fushën e betejës
    2 Qershor, 2026
  • Mobile
    MobileShfaq me shume
    Xiaomi prezanton serinë 17T me bateri më të mëdha dhe kamera Leica
    30 Maj, 2026
    Këto janë modelet e iPhone që nuk do të përditësohen në iOS 27
    24 Maj, 2026
    Samsung po përgatitet të shtojë një model “Pro” në serinë e ardhshme Galaxy S
    24 Maj, 2026
    Apple do të përdorë iPhone për të transmetuar drejtpërdrejtë ndeshjet e MLS
    24 Maj, 2026
    Apple do të prezantojë një iPhone me 4 anët e ekranit të harkuara në 2027
    24 Maj, 2026
  • Apps
    AppsShfaq me shume
    ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
    4 Qershor, 2026
    Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
    3 Qershor, 2026
    Meta prezanton planet e abonimit në Instagram, Facebook dhe WhatsApp
    29 Maj, 2026
    Luajtja në sfond e YouTube ofrohet tashmë falas për përdoruesit
    12 Maj, 2026
    Startup-i Synaps i krijuar nga 3 shqiptarë sapo siguroi $3.6 milionë investim duke u kthyer në një kërcënim për AutoCAD
    2 Maj, 2026
  • Science
    ScienceShfaq me shume
    Shkencëtarët zbulojnë arsyen pse rreth 90% e njerëzve kanë dorën e djathtë dominante
    22 Maj, 2026
    Shkencëtarët tregojnë se “gjumi perfekt” duhet të zgjasë më pak se 8 orë
    17 Maj, 2026
    Komisioni Evropian aprovon injektimin e ilaçit të ri që shkurton kohën e trajtimit të kancerit nga 2 orë në 60 sekonda
    5 Maj, 2026
    Lifestyle Conference 2026 në Tiranë, fokus te parandalimi dhe reduktimi i risqeve
    3 Maj, 2026
    NASA planifikon të ndezë një zjarr për herë të parë në Hënë
    18 Prill, 2026
  • Gaming
    GamingShfaq me shume
    Loja klasike e Windows, 3D Space Cadet, do të vijë në një version fizik
    27 Maj, 2026
    PS5 do t’ju tregojë se sa njerëz po luajnë një lojë të caktuar përmes përditësimit të ri
    16 Maj, 2026
    “Piratët” po luajnë Forza Horizon 6 para prezantimit zyrtar lojës
    12 Maj, 2026
    PlayStation e konsideron AI një mjet të fuqishëm që do t’i ndihmojë në krijimin e lojërave
    9 Maj, 2026
    Studiuesit zbulojnë rastësisht se babai i personit që inspiroi “Super Mario” quhej Luigi
    23 Prill, 2026
  • Cars
    CarsShfaq me shume
    Charles Leclerc do të vazhdojë aventurën me Ferrari deri në 2028
    3 Qershor, 2026
    BMW pranon se robotët humanoidë janë e ardhmja në prodhimin e makinave
    2 Qershor, 2026
    Gucci do të jetë partneri i ri i Alpine në F1 duke nisur nga 2027
    28 Maj, 2026
    Ferrari prezanton makinën e parë tërësisht elektrike, Ferrari Luce
    26 Maj, 2026
    Christian Horner do të ndihmojë BYD të jetë pjesë e F1
    20 Maj, 2026
  • Entertainment
    EntertainmentShfaq me shume
    Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
    3 Qershor, 2026
    Manpower, lideri global i punësimit, nis aktivitetin në Shqipëri – një sinjal i fortë besimi në potencialin e tregut të punës
    2 Qershor, 2026
    CEO i Nvidia tregon se “prindërit nuk duhet të shqetësohen për degën e studimit të fëmijëve të tyre në epokën e AI”
    29 Maj, 2026
    Shkencëtarët parashikojnë një rënie të frikshme të numrit të popullsisë në botë deri në vitin 2064
    29 Maj, 2026
    Papa bën thirrje që AI t’i shërbejë komunitetit dhe të mos përdoret për të përqendruar fuqinë
    27 Maj, 2026
Search
Duke lexuar: Samsung prezanton inovacionet më të fundit për një ‘Normale më të Mirë’ në CES 2021
Njoftim Shfaq me shume
Font ResizerAa
Geek RoomGeek Room
Font ResizerAa
  • Tech
  • Mobile
  • Apps
  • Science
  • Gaming
  • Cars
  • Entertainment
Search
  • Home
  • Tech
  • Mobile
  • Entertainment
  • Apps
  • Gaming
  • Cars
  • Science
Geek Room > Tech > Samsung prezanton inovacionet më të fundit për një ‘Normale më të Mirë’ në CES 2021
Tech

Samsung prezanton inovacionet më të fundit për një ‘Normale më të Mirë’ në CES 2021

Last updated: 13 Janar, 2021 11:57 am
Ndaj
13 Min lexim

Samsung Electronics ndau vizionin e tij për të ardhmen në Consumer Electronics Show 2021 (CES). Kompania prezantoi produkte të reja në konferencën e saj virtuale për shtyp, duke treguar sesi po vazhdon të rinovojë duke krijuar zgjidhje që janë fleksibile, të lidhura në mënyrë inteligjente dhe që përdorin AI për të kuptuar kontekstin dhe për ta bërë jetën e përditshme pa probleme.

“Bota jonë duket ndryshe dhe shumë prej jush janë përballur me një realitet të ri – një, ku ndër të tjera, shtëpia juaj ka marrë një rëndësi më të madhe,” tha Sebastian Seung, Presidenti dhe Drejtori i Samsung Research, qendra e përparuar e Kërkimit dhe Zhvillimit të ndërmarrjes që drejton zhvillimin e teknologjive të ardhshme për Samsung Electronics ‘SET (produktet përfundimtare), duke adresuar përpjekjet e kompanisë për të rritur përvojën e teknologjisë në shtëpi. “Risitë tona janë krijuar për të siguruar përvoja më personale dhe më intuitive që shprehin personalitetin tuaj. Ne i jemi futur punës për t’ju sjellë inovacionin e gjeneratës së ardhshme, me AI si mundësimin kryesor, për të një nesërme më të mirë. “

   CES_2021_Samsung_Press_Conference_110_inch_MICRO_LED.jpg

Krijimi i Përvojave Përdoruese më Intime dhe të Personalizuara

Teksa njerëzit kaluan më shumë kohë në shtëpi vitin e kaluar, teknologjia që ata donin u bë teknologjia e nevojshme. Duke u mbështetur në atë teknologji, njerëzit kuptuan shumë mënyra se si zgjidhjet e lidhura mund ta bënin jetën më të lehtë. Televizorët ishin jetësore për argëtim – dhe nganjëherë, për palestër. Chromebook-et u bënë mjete thelbësore për të mësuar në shtëpi. Frigoriferët inteligjentë ndihmuan në blerjen në distancë dhe përgatitjen e vaktit. Telefonat inteligjentë ishin të domosdoshëm.

Investimet e vazhdueshme të Samsung në inovacione që përshtaten me mënyrat e jetesës në zhvillim i japin mundësi kompanisë të ecë në hap me ndryshimet e shpejta. Inovacionet kryesore të zbuluara përfshijnë:

  • Samsung Bespoke 4-Door Flex: Versioni i fundit i frigoriferit Bespoke përmban panele të ndryshueshme që vijnë me një zgjedhje ngjyrash dhe materialesh që e bënë origjinalin një sukses, duke i lejuar konsumatorët të përshtasin frigoriferin e tyre për formën dhe funksionin që dëshirojnë. Modeli i ri 4-Door, i disponueshëm në Amerikën e Veriut këtë pranverë, gjithashtu përfshin një Beverage Center™ fringo të ri, i cili jep akses të shpejtë në një dispenser uji dhe mbushës automatik. Samsung Bespoke 4-Door Flex gjithashtu vjen i pajisur me një Makinë Dual Auto Ice Maker që bën jo vetëm akull të rregullt në kubikë, por edhe përmasa më të vogla për t’iu përshtatur preferencave të ndryshme për pijet e ftohta.
  • MICRO LED 110 inç: Ky ekran i ri përmban LED inorganik të vetë-ndezur me një dizajn minimalist dhe pothuajse pa kornizë të Ekranit Infinity që i bashkohet pa ndërprerje hapësirës së jetesës. Rezultati është një përvojë shikimi gjithëpërfshirëse spektakolare me një cilësi mahnitëse të fotos. MICRO LED 110 inç gjithashtu shton “4Vue” (Quad View), një mundësi shikimi me katër drejtime – kështu që të mund të shikoni më shumë ndeshje në të njëjtën kohë, ose të transmetoni një tutorial ndërsa luani një lojë video. Gjithashtu, për konsumatorët amerikanë, më shumë se 160 kanale falas janë në dispozicion përmes Samsung TV Plus. MICRO LED do të shfaqet globalisht duke filluar nga kjo pranverë.
  • Televizorët Lifestyle: Formacioni më i mirë i televizorëve Lifestyle të Samsung përfshin The Serif, The Frame, The Sero dhe The Terrace — një televizor për ambjentet e jashtme 4K QLED i lançuar së fundmi – si dhe Samsung The Premiere, një projektor lazer 4K me cilësi kinematografike.
  • SmartThings Cooking: Një shërbim i ri nga Samsung SmartThings është krijuar për ta bërë udhëtimin tuaj kulinar më të lehtë. Një Planifikues Automatik i Ushqimit i mundësuar nga Whisk’s Food AI rekomandon vaktet për tërë javën, bën listat e blerjeve me përbërësit që ju nevojiten dhe lidhet me shitësit e ushqimeve për blerjet me një ndalesë direkt nga frigoriferi Family Hub or ose ekrani i celularit. Udhëzimet e recetave mund të dërgohen drejtpërdrejt në pajisjet e sinkronizuara të gatimit Samsung për të minimizuar problemet dhe gabimet.
  • Samsung Health Smart Trainer në televizorët Samsung 2021: Samsung Health transformon pa probleme shtëpinë në një palestër personale dhe tipari i ri Smart Trainer gjurmon dhe analizon qëndrimin në kohë reale, ashtu si një trajner personal. Gjatë dhe pas stërvitjes, Smart Trainer ofron reagime mbi formën, ju ndihmon të numëroni setet tuaja dhe vlerëson kaloritë e djegura. Me video dhe trajnim ndërveprues përmes kontrollit zanor të mundësuar nga Bixby, Samsung Health Smart Trainer ngre dhe personalizon përvojën e stërvitjes në shtëpi.

CES_2021_Samsung_Press_Conference_Bringing_AI_and_Robots_to_Daily_Life.jpg

Përdorimi i AI dhe Robotëve në jetën e përditshme, duke përfshirë ruajtjen e shtëpisë

Samsung ka kohë që është në krye të inovacionit të AI dhe robotikës, duke shfrytëzuar shtatë qendrat e tij globale të kërkimit të AI për të përparuar teknologjinë. Duke sjellë AI në produktet e tij, Samsung po krijon përvoja të reja në shtëpi – nga makinat larëse që optimizojnë përdorimin e ujit, detergjenteve dhe ciklet e larjes, te televizorët me një Procesor Quantum AI që mund të pasqyrojë përmbajtjen HD në një rezolucion të pacënuar 8K.

Teknologjitë kryesore të paraqitura gjatë konferencës për shtyp të Samsung përfshijnë sa vijon:

  • JetBot 90 AI+: Kjo fshesë me korrent përdor teknologjinë e njohjes së objektit për të identifikuar dhe klasifikuar objektet për të vendosur rrugën më të mirë të pastrimit. Sensorët LiDAR dhe 3D lejojnë që JetBot 90 AI+ të shmangë kabllot dhe objektet e vogla, teksa pastron edhe qoshet e vështira për t’u arritur në shtëpinë tuaj. Pajisur gjithashtu me një aparat fotografik, JetBot 90 AI+ është i integruar me aplikacionin SmartThings për t’ju ndihmuar në monitorimin e shtëpisë.
  • Samsung Bot™ Care: Zhvillimi i fundit në formacionin në rritje të robotikës së Samsung, Samsung Bot™ Care është dizajnuar të përdorë AI për të njohur dhe për t’ju përgjigjur sjelljes tuaj. Ai do të jetë në gjendje të veprojë si një asistent robot dhe si shoqërues, duke ndihmuar të kujdeseni për detajet në jetën tuaj. Ai gjithashtu do të mësojë orarin dhe rutinat tuaja dhe do t’ju dërgojë kujtesa për t’ju ndihmuar të navigoni ditën tuaj të zënë.
  • Samsung Bot™ Handy: Gjithashtu në zhvillim, Samsung Bot Handy do të mbështetet në AI të përparuar për të njohur dhe marrë objekte me madhësi, formë dhe pesha të ndryshme, duke ju ndihmuar në punët e shtëpisë. Samsung Bot™ Handy do të jetë në gjendje dallojë midis përbërjes materiale të objekteve të ndryshme, duke përdorur sasinë e duhur të forcës për të kapur dhe lëvizur mes sendeve shtëpiake dhe objekteve, duke punuar si partneri juaj i besuar për të ndihmuar në punët e shtëpisë.

Duke parë të ardhmen, Samsung po zhvillon edhe aplikime të tjera të prekshme të teknologjive AI për jetën e përditshme. Samsung po vazhdon të ndërtojë Samsung Bot™ Retail, i cili do të udhëzojë përdoruesit jashtë shtëpisë në ambiente komerciale dhe GEMS, ekzoskeletoni i Samsung i përqendruar te shëndeti si ndihmës i lëvizjes. Këto risi lejojnë që robotët dhe pajisjet robotike të bashkëjetojnë me njerëzit, duke përmirësuar jetën e tyre dhe duke furnizuar një shumëllojshmëri stilesh jetese dhe mjedisesh të ndryshme.

CES2021_JetBot_90_AI.jpg

Teknologji për një të Ardhme më të Mirë

Samsung mbylli konferencën e tij për shtyp CES 2021 duke ndarë më shumë mbi vizionin e markës se si teknologjia mund të mundësojë përparim dhe të krijojë një të nesërme më të mirë për të gjithë. Samsung beson se nuk ka një zgjidhje të vetme gjithëpërfshirëse; një e ardhme e qëndrueshme kërkon investime në një spektër të gjerë. Kjo është arsyeja pse Samsung është përqendruar në tre fusha kryesore që përfitojnë më shumë nga inovacioni teknologjik: qëndrueshmëria, arsimi dhe aksesi.

“Në Samsung, ne gjithmonë jemi duke kërkuar mënyra për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të qëndrueshme”, tha Sandeep Rana, Menaxher i Lartë, Specialist i Qëndrueshmërisë së Mjedisit në Samsung, i cili ndau mesazhin e qëndrueshmërisë së Samsung në konferencën për shtyp. “Me fokus te mjedisi, njerëzit dhe shoqëriaa, ne do të vazhdojmë t’u sigurojmë konsumatorëve tanë mjete dhe teknologji të përgjegjshme për të adresuar sfidat tona sot dhe për të mundësuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.”

Si pjesë e angazhimit të tij për krijimin e një ekonomie qarkulluese, Samsung po zhvillon programe dhe zgjidhje paketimi që promovojnë një cikël jetësor të qëndrueshëm të produktit – nga fillimi në fund:

  • Galaxy Upcycling at Home: Në këtë event, Samsung njoftoi një azhurnim të programit të tij të quajtur Galaxy Upcycling at Home. Programi i ri rimagjinon ciklin e jetës së një telefoni të vjetër Galaxy dhe u ofron konsumatorëve mundësi se si mund të jenë në gjendje të ripërdorin pajisjen e tyre për të krijuar një larmi mjetesh IoT të përshtatshme.
  • TV Eco Packaging: Për më tepër, Samsung njoftoi se eko-paketimi i tij do të zgjerohet në QLED, TV UHD, monitor dhe produkte audio në 2021. Si pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm ndaj eko-ndërgjegjes, Samsung po krijon produkte dhe zgjidhje me në qendër qëndrueshmërinë. Për shembull, telekomanda e re Solar Cell Remote Control Samsung – e bërë pjesërisht me plastikë të ricikluar – mund të karikohet përmes ndriçimit diellor ose të brendshëm, duke zvogëluar humbjen e baterisë.

Duke besuar se gjeneratat e ardhshme do të luajnë një rol kritik në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme, Samsung gjithashtu i ka dhënë përparësi edukimit teknologjik përmes Samsung Solve for Tomorrow, i cili inkurajon të rinjtë të përdorin në mënyrë krijuese teknologjinë për të zgjidhur sfidat e komunitetit, dhe Samsung Innovation Campus, i cili ndihmon studentët të zhvillojnë aftësitë teknike dhe personale për profesionet e ardhshme.

Samsung gjithashtu theksoi në event se si po i bën produktet e tij edhe më përfshirëse dhe të arritshme për të gjithë. Aplikacioni SeeColors është krijuar për të ndihmuar ata që kanë mungesë të shikimit me ngjyra (CVD) për të rregulluar cilësimet në televizorin e tyre QLED 2021 për një përvojë më të mirë shikimi dhe tipari Sign Language Zoom siguron që të gjithë, pavarësisht nga aftësia, të mund të shijojnë lehtësisht teknologjinë novatore.

Së fundmi, duke kuptuar se sa sfiduese mund të jetë vendosja e një ekuilibri midis jetës sonë dixhitale dhe analoge, Samsung prezantoi funksionin Digital Wellbeing, i projektuar për të ndihmuar njerëzit të marrin kontrollin dhe të menaxhojnë kohën e tyre dixhitale – në mënyrë që ata të përdorin teknologjinë për të përmirësuar jetën dhe për të fuqizuar veten.

Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Kopjo link
E mëparshme Fansat e Ghost of Tsushima i vijnë në ndihmë ishullit të vërtetë të Tsushimës së goditur nga një tajfun
Tjetra GTA VI mund të ketë një protagoniste femër

Rrjete sociale

27.5KFollowersFollow
2.8KNdjekesSubscribe
75.3KFollowersFollow
jaguar
DigitAlb
HP ZBook
HP_EliteBook_6_G1i
GITEX-AI-EUROPE
airhelp airhelp
banner

Lajmet e fundit

ChatGPT numëron 1 miliardë përdorues mujor global
Apps
4 Qershor, 2026
BYD është kompania më e re që do të përfshihet në tregun e robotëve humanoid
Tech
4 Qershor, 2026
Kina vendos një rekord të ri botëror pasi organizoi një shfaqje spektakolare me 33,615 dronë
Entertainment
3 Qershor, 2026
Hakerët manipulojnë Meta AI për të zbuluar fjalëkalimet e llogarive të famshme në Instagram
Apps
3 Qershor, 2026

Artikuj të ngjashëm

Tech

Sistemi me lazera i Starlink po shpërndan 42 milion GB të dhëna çdo ditë

1 Shkurt, 2024
Tech

Sony dhe Apple po punojnë për të lejuar kontrollimin e Vision Pro përmes dorezave PSVR 2

10 Dhjetor, 2024
Tech

Google Earth rifreskon shërbimin Timelapse me imazhe të reja

7 Prill, 2023
Tech

Të gjithë personat që marrin pjesë në Kupën e Botës duhet të përgatiten të përballen me 15,000 kamera me teknologji njohje të fytyrës

8 Nëntor, 2022

Rreth nesh

Themeluar në vitin 2018, Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve në kohë reale dhe videove rreth risive më të reja. Me mbi 100 mijë ndjekës në rrjete sociale, mbi 1500 artikuj të publikuar në vit, mbi 360 video të prodhuara në vit dhe mbi 10 evente ndërkomëbetare të ndjekura në vit, Geek Room përfaqëson sot median lider në Shqipëri në fushën e teknologjisë. Lidhu me stafin tonë përmes emailit në: [email protected]
Për mundësi bashkëpunimi, na shkruani në: [email protected]

Editorial Staff:

Brenton Bënja (Editor in chief)
Bekim Haveriku
Xhonald Mamo
Franci Brahollari

Na gjeni:

© 2026 Geek Room te gjitha te drejtat e rezervuara. Developed by MIMS
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?