Të kesh paratë në dispozicion nuk do të thotë të jesh detyrimisht mendje e prehtë. Pas gjithë debatit të WhatsApp, një tjetër aplikacion mesazhimi i quajtur Signal po merr vëmendje. Padyshim prej shërbimit, por edhe prej një sugjerimi që Elon Musk ndau me 40 milion ndjekësit e tij në Twitter.
Nga kjo famë ama duket se ka përfituar edhe një tjetër kompani e cila me Signal ndan vetëm një emër ë ngjashëm. Signal Advance është një kompani që merret me një lloj të veçantë qarqesh, e cila mesa duket kuotohet në bursë.
Vlera e saj në bursë ka parë një rritje të frikshme prej 11,708% që nga postimi i Musk. Interesi i investitorëve ka bërë që një aksion i kompanisë të shitet për $70.85 nga $0.60 që ishte më parë. E gjithë vlera kapitale e kompanisë është tashmë $300 milion, në ndryshim nga $6 milion në vetëm ndonjë javë.
A u ka shkuar zëri investitorëve thua?