Si vend i cili e dashuron këtë kompani, në raportet më të fundit një në dy makina në Shqipëri është Mercedes, ky lajm duhet t’ia ngjethë mishin disave prej jush.
Një Mercedes-Benz 560 SEC AMG 6.0 super i rrallë, do të dalë në ankand. Ai është vit prodhimi i 1989, e si makinë 32 vjeçare është ruajtur më së miri, kilometrazhi shënon vetëm 90 398 km. Uhh, shikoje pak atë të pasme!
Të ruajtura më së miri, para e prapa-kolpi, e së bashku me fundet anësore e bëra me porosi, kthejnë pas në vitet nostalgjike 80 këdo adhurues të asaj epoke.
Ky supermjet është modifikuar nga AMG përpara se kjo e fundit të blihej nga Mercedes-Benz. Ajo ka një motorr 6.0 litërsh V8, sistem frenimi me katër pistona dhe amortizatorë Blistein.
Brenda ai vjen me një timon Momo me tre pjesë, kilometrazh t bardhë AMG, lëkurë gjithandej madje edhe në dyer e shumë detaje të tjera.
Ai do të dalë në ankand në 22 Janar në RM Sotheby.Vetëm 50 copë të tilla janë prodhuar ndonjëherë ndaj edhe çmimi duhet të jetë ca i kripur.