Skishte si të shkonte ndryshe, edhe Apple po punon për të sjellë smartphone të palossshëm, e jo një por dy në total.
Leakeri Jon Prosser, me një histori të mirë saktësie, raporton se gjigandi amerikan është duke punuar për një menteshë e cila do të hapë e mbyllë panelet e aparatit. Testimet po bëhen tek laboratorët e furnizuesit Foxconn në Shenzhen.
Raportohet se Apple nuk do të sjellë dy panele të ndara, si LG Dual Screen apo Surface Duo, por në vend të kësaj do të punojë me ekrane fleksibël të cilët do të palosen qoftë vertikalisht si Galaxy Z Flip apo horizontalisht si Z Fold. Aktualisht fokusi është tek mentesha, çka është edhe një element që dallon njërën kompani nga tjetra, ajo duhet të jetë e fortë mjaftueshëm për të funksionuar disa vjet e normalisht nuk do jete e lirë.
Krejt e pritshme, duke parë interesin e tregut, kalimin e fazave të para eksperimentale dhe gatishmërinë e blerësit për të shpenzuar drejt një aparati jo të lirë, Apple nuk mund të qëndronte jashtë. Sa i përket datave, debutimi mund të jetë në shtator 2022.