Një tabelë e cila lajmëron se disa shërbime në Messenger dhe Instagram nuk janë të disponueshme, po qarkullon në të dyja platformat. Kjo tabelë shfaqet vetëm për vendet e Evropës.
Facebook ka bërë një njoftim ku lajmëron se për shkak të rregullave të reja të Evropës u duhet të ndërmarrin disa ndryshime, ndaj sondazhet në grup, pseudonimet dhe shpërndarja e filtrave mes njeri tjetrit nuk janë të disponueshme për këto vende.
Kufizimet vijnë si rrjedhojë e rregullave të reja të BE për sigurinë të quajtur ePolicy, e që hynë në fuqi nga 21 dhjetori. Politika e re prek të gjitha aplikacionet e mesazhimit.
Ato janë rregulla të cilat synojnë të limitojnë platformat dhe çfarë ato mund të bëjnë me mesazhet e përdoruesit. Survejimin e tyre si skanimi i emailit, i cili përdoret për të sugjeruar frazën ose sinkronizim me axhendën. Si edhe çfarë ndodh me metadatat, ku, si dhe sa të drejtë kanë rrjetet sociale që të shesin informacionet që lidhen me ty.
Por asnjë nga këto të mësipërmet nuk pengon aplikacionet e mesazhimjt të Facebook që të mbajë sondazhe, pseudonimet apo filtrat. Nuk dihet ende arsyeja.
Me rëndësi që FB ka deklaruar se eksperienca bazë e shkëmbimit të mesazheve nuk do të cënohet.