Okay, është Apple kundër të gjithëve, etiketat e privatësisë nuk u pritën mirë nga platforma gjigande si Facebook, prit sa të shohin këtë tjetrën. Shërbimi më i fundit i iOS 14 dhe iPad OS 14 do të të lajmërojë sa herë që një aplikacion është duke mbajtur shënim aktivitetin tënd.
Duke mbajtur kështu krahun e përdoruesit, Apple do të të vërë në dijeni për momentet kur po gjurmohesh nga aplikacionet që ndodhen në smartphonin tënd. Duke marrë si shembull një tabelë ku duket se aplikacioni i NBA po gjurmon përdoruesin, e më pas ofrohet mundësia për të ndaluar proçedimin ose e kundërta autorizimin, raporti pohon se shërbimi është vënë re që tani në disa aparate.
Megjithatë konfirmohet se kjo do të bëhet një standart, e përdoruesi do të menaxhojë gjithçka nga Settings>Privacy. Ndërsa duke filluar nga viti tjetër do të ofrohet mundësia për të parë edhe më hollësishëm atë që platformat janë duke studiuar për ty. Duke e kthyer kështu luftën më në favor të konsumatorit, pasi të jemi të bindur se aplikacionet do e mendojnë dy herë çfarë do të dëshirojnë të shfaqet në atë listë.
Bravo Apple!