Data e lançimit të Galaxy S21 sa vjen e afrohet më shumë e bashkë me të edhe rrjedhjet e informacionit mbi të bëhen më të sakta.
Radha i ka ardhur çmimeve fillestare me të cilat do të tregtohet linja e re flagship e Samsung e kjo listë paraqet çmimet për Evropën.
Galaxy S21 do të fillojë tek €849, S21+ do të kushtoje €1,049, ndërsa Ultra do të fillojë tek €1,349 e këto janë konfigurimet bazë me memorie 128GB. Për krahasim linja S20 kushtonte €999, €1,099 dhe €1,299 respektivisht në kohën e lançimit.
Zakonisht çmimet nuk ndryshojnë shumë nga njëri treg në tjetrin, por në varësi të taksave të vendit këto do të jenë etiketat që do të shohim globalisht, gjithmonë nëse infomacioni rezulton i saktë.