Vendimi i Huawei për t’a shpëtuar Honor nga sanksionet duke e bërë atë një kompani indipendente, ishte i duhuri. Kompania “e re” ka premtuar t’a festojë këtë eveniment me një smartphone të ri, dhe ai përflitet të jetë V40. I mistershëm ende, por më në fund sipas disa rrjedhjeve të informacionit kemi disa rendera për pamjen e atij aparati.
Pamjet tregojnë një gungë kamere në pjesën e pasme në formë rrethore, dhe një prerje “hole punch” dual sipër majtas në ekran. Ky i fundit duket se do të jetë i lakuar dhe seti i katër kamerave kryesore do të vijnë nga Leica.
Moduli rrethor i kamerave duket qartë i frymëzuar nga një orë, lakimi do të vijojë edhe në pjesën e pasme, ndaj le të themi që Honor ka bërë divorcin por produktet vazhdojnë të ndajnë ADN me ish kompaninë mëmë.