Koncepti open source i cili lejon që shumë prodhues të smartphonëve të ngarkojnë Android në aparatet e tyre ka benefite, por penalizon përdoruesit të cilët nuk marrin më shumë se 3 apo 2 gjenerata të sistemit operativ. Ndryshe nga Apple që krijon si aparatin por edhe sistemin vetë, çka i lejon që t’i përditësojë aparatet me sisteme të reja derisa iPhone vetë të mos mundet më t’a ngrejë, tipikisht 5 vjet përditësime, një android merr maksimumi 3 vjet suport.
Lajme të mira për fansat e përbetuar të Google, pasi kompania ka premtuar se smartphonët e rinj duke filluar nga platforma Snapdragon 888 do të marrin deri në 4 vjet përditësime duke e ngushtuar diferencën me 1 vit nga iOS. Le të mos gëzohemi para kohe sepse në fund gjithçka do të varet nga prodhuesi i smartphonit, sa suport do të ofrojë ai dhe cilat marrveshje do të bëjë.
Sidoqoftë përditësimet e sigurisë do të vazhdojnë njësoj me të paktën një vit ekstra. Ndaj edhe nëse ka kaluar shumë kohë nga blerja e smartphonit të paktën privatsia do ruhet pak më gjatë e viruset një vit më larg.