Ndoshta një Bugatti nuk mund t’a përballojmë të gjithë, por një palë bokse nga kompania edhe mundet t’i konsiderojmë. Sepse kompania që merret me krijimin e automjeteve të rralla e të çmendura si në shpejtësi e në pamje ka vendosur të futet edhe në shtëpitë e klientëve të vetë.
Në bashkëpunim me Tidal (një kompani audio gjermane), Bugatti ka vendosur të krijojë një set boksesh për shtëpinë, dekoruar e ndërtuar sigurisht me materiale të rralla, të përdorura edhe në automjetet e veta. Ato do të quhen Royale, e urojmë të mos kenë të njëjtin fat me automjetin me të njejtin emër të lëshuar gjatë depresionit të madh në 1930, i cili shiti vetëm tre copë.
Bokset janë të mëdha, qëndrojnë në këmbë, dhe përdorin katër woofera me një diafragmë diamant. Ato janë speakera aktivë, çka do të thotë se secili speaker a amplifikuesin e vetë. Ato shoqërohen nga aparati kontrollues me logon e kompanisë sipër, i cili do të të lidhë me burimet e ndryshme të audios.
Si fillim Tidal dhe Bugatti do të ndërtojnë vetëm 30 copë, Noir dhe Blanc, për të zezën dhe të bardhën, e më vonë do të vijnë pafund variante. E secili prej bokseve do të peshojë 156kg.
Sa për çmimin ende nuk është mbyllur, por një figurë me 6 shifra nuk do ishte fare çudi.