Që Facebook është një kompani që nuk ndalet kurrë këtë e vërtetojnë iniciativat e pafundme për të konkuruar me çfarëdo shërbimi trend të momentit. Kur nuk mundet që t’i blejë sigurisht.
Skuadra e eksperimenteve po teston një tjetër strument i cili do të mundësojë që të paguash yjet apo krijuesit e rrjetit për të pasur kontakt video me ta. A do të jetë një aplikacion më vete, a do të integrohet në FB kjo nuk është e qartë ende. Ama bëhet e ditur se përdoruesit do të kenë mundësinë të lënë bakshish për krijuesit e tyre të preferuar, t’u blejnë dhurata digjitale, apo të paguajnë për t’u shfaqur anash tyre gjatë live streams për një selfie apo për një pyetje.
Përpara se t’a krahasosh me atë platformën tjetër të ngjashme +18, në fakt shenjestra në këtë iniciativë është Cameo, një platformë e cila lejon përdoruesit që të paguajnë njerzit e famshëm për të marrë video mesazhe të personalizuara. Ky aplikacion u vlerësua $300 milion në mes të 2019.
Padyshim shërbimi vjen në një moment ku VIP-at janë të kufizuar prej pandemisë, eventet në lokacion janë të ndaluara, ndaj edhe vëmendja drejtohet nga hapësira digjitale.
Strumenti i ri do të quhet Super dhe është ende në fazë testimi brenda Facebook.