Të bërit para nga rrjetet sociale sa vjen e bëhet më e thjeshtë. Askujt nuk mund t’i shkonte në mendje deri dje se një aplikacion të cilin e përdorim vetëm për të postuar fotot e kafes, rrugës apo selfie, do të bëhej vend pune e madje edhe biznesi.
Suksesi i opsionit Reels në Instagram nuk kishte ku të shkonte pa u mjelë edhe në aspektin monetar. Instagram ia doli mirë që ta sillte konceptin e videove të shkurtra të TikTok, por krahas opsioneve të lehta të modifikimit e muzikës, një opsion tjetër duket se është në horizont. Ai i etiketimit të produkteve me çmim dhe aftësi për t’i blerë.
Nëse përdoruesit e shohin këtë etiketë mund të shohin produktin në shitje, ta blejnë ruajnë apo të mësojnë më shumë për të.
Për momentin po shpërndahet nëpër amerikë, së shpejti pritet të ndahet edhe globalisht.