Një nga gjërat që na mahniste në kohën e epërsisë së iPhonave ishte padyshim aftësia për ta gjetur ku ndodhej ai në rast se të humbte. Dhe sigurisht frustrimi që shkakton humbja e një aparati kaq të shtrenjtë e materialet të ruajtura në të është goxha i madh. Por tani jemi në 2020 dhe nëse nuk e dije edhe një Android mundesh ta gjesh nëse të ka humbur diku nëpërmjet llogarisë tënde Google në aplikacionin Find My Device i cili vjen i instaluar bashkë me shërbimet e tjera bazë Android. .
Pra nëse të ka humbur smartphoni, gjej një kompiuter dhe:
1. Shko tek Find My Device nga browseri i tij dhe futu me të llogarinë tënde Google.
2. Nëse ke vetëm një aparat të regjistruar në atë llogari shërbimi do të fokusohet automatikisht tek ai. Në të kundërt zgjidh aparatin e humbur.
3. Përveç mundësisë për ta parë ku ndodhet në hartë ke tre opsione;
– Zgjidh “Play Sound” për ta bërë aparatin të luajë ringtone pavarsisht se si është lënë volumi. Nëse ai është i ndezur dhe i lidhur me internet do bëjë zhurmë e nëse dyshon seështë diku pranë teje do mundesh ta gjurmosh.
– Shtyp “Secure Device” për të bllokuar smartphonin. Nëse do mundesh që të shfaqësh një mesazh apo numër telefoni në ekranin e tij nëse shpreson se do të ta kthejnë.
– Ose “Erase Device” për të fshirë gjithçka ke aty në rast se beson se nuk do ta marrësh më atë. Kjo do e kthejë telefonin në gjendje fillestare.
Edhe nëse nuk e mban mend nëse e ke ndezur Find My Device apo jo Google zakonisht e ndez atë automatikisht, vetëm në mos e patç fikur me qëllim. Për siguri shko tek Settings> Google> Security> Find My Device dhe aktivizoje.